Derbi i kryeqytetit është supersfida e sotme në kampionatin italian. Një sfidë e cila ka prodhuar gjithmonë luftë dhe përballje të tensionuara të cilat në fakt kanë zbehur pak cilësinë e futbollti në fushë.
Kështu, Roma për shembull ka katër ndeshje pa shënuar dhe pa gjetur fitoren në një derbi, ndaj në fushën e vet, do të kërkojë që të gëzojë tifozët e pranishëm. Lacio ka siguruar 3 fitore dhe një barazim në këtë periudhë kohore, duke ruajtur portën e paprekur nën drejtimin e Sarrit.
Gjërat mund të ndryshojnë me De Rosin në një pankinë dhe me Tudor në tjetrën, të cilët kanë kthyer entuziazmin në radhët e ekipeve. Të dy janë debutues dhe kanë zgjedhje të ndryshme nga teknikët e mëparshëm që kanë drejtuar derbin. Ajo që bie në sy në radhët e Lacios, është se Tudor vazhdon të mbajë në stol Elseid Hysajn, ndonëse prapavija e ekipit të tij ka shfaqur jo pak probleme në sfidat e kaluara.
REZULTATI LIVE | ROMA-LACIO 1-0
NGJARJET KRYESORE
63′ Barazon gjithçka Lacio, por gjyqtari nuk i lë shumë kohë miqve të festojnë sepse e anulon për pozicion të parregullt. (VIDEO)
55′ Aksion i shkëlqyer për Romën. El Sharaui shkëputet nga mbrojtësit dhe del para portës. Bën një një goditje potente por për fat të keq të italianit, topi përfundon në shtyllë. (VIDEO)
48′ Rast i rrezikshëm nga Roma. Pelegrini ekzekuton një goditje dënimi, me topin që kalon shumë afër portës. (VIDEO)
45+1′ Mbyllet pjesa e parë në “Olimpiko”
43′ GOOOOOL ROMA! Mançni zhbllokon rezultatin për verdhekuqtë. Topi krosohet nga ekzekutimi i një goditje këndi, dhe është pikërisht mbrojtësi që bën një goditje me kokë, duke e çauar sferën në rrjetë. (VIDEO)
23′ Pelegrini bën një gjuajtje potente nga jashtë zone, por portieri Mandas pret pa problem. (VIDEO)
8′ Rast i mirë kundërsulmi për Lacion, Imobile shmanget mirë në zonë dhe tenton portën por goditja e tij ishte e dobët. (VIDEO)
2′ Roma e fillon ndeshjen në sulm, Parades gjuan fluturimthi, me topin që shkon mbi drejtëkëndorin e portës. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
ROMA (4-3-3): Svilar; Çelik, Mançini, Jorente, Angelinjo; Kristante, Paredes, Pelegrini; Dibala, Lukaku, El Sharaui.
Trajner: Daniele De Rosi
LACIO (3-4-2-1): Mandas; Kazale, Romanjoli, Gila; Marusiç, Guenduzi, Vesino, Felipe Anderson; Isaksen, Kamada; Imobile.
Trajner: Igor Tudor
PANORAMASPORT.AL