Interi mund të sigurojë që sot kualifikimin në fazën tjetër në Ligën e Kampioneve me një fitore ndaj Salcburgut në sfidën që luhet sot në Austria mes dy skuadrave të Grupit D.
Megjithatë, trajneri Simone Inzagi ka vendosur që të bëjë rotacion në radhët e skuadrës së tij, duke lënë në stol emra si Dumfris, Lautaro Martinez, Barela apo Dimarko. Në stol për këtë sfidë është edhe Kristjan Asllani, i cili pritet të aktivizohet në pjesën e dytë të duelit.
LIVE: SALCBURG-INTER 0-0
NGJARJET KRYESORE:
42′ E pabesueshme çfarë humbet Fratezi. Mesfushori italian ka shpërdoruar një penallti në lëvizje, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. (VIDEO)
35′ Zgjohet Interi. Bastoli “flirton” me golin e avantazhit. Pas harkimit të Çalhanoglu, mbrojtësi provon me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
32′ Tentativa e parë në portë për Interin, me mbrojtësin Bisek, por kontrollon gjithçka portieri Shlager.
28′ Goditje dënimi për Salcburgun, provon Gloukh me një predhë të befasishme, por i vëmendshëm Somer, që grushton rrezikun. (VIDEO)
15′ Vendasit e Salcburg duken më kërkues në këto minuta, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Interit.
10′ Minuta të qeta, ende asnjë rast i artë shënimi, me të dyja skuadrat që duket sikur studiojnë njëra-tjetrën.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL