Interi mund të sigurojë që sot kualifikimin në fazën tjetër në Ligën e Kampioneve me një fitore ndaj Salcburgut në sfidën që luhet sot në Austria mes dy skuadrave të Grupit D.
Megjithatë, trajneri Simone Inzagi ka vendosur që të bëjë rotacion në radhët e skuadrës së tij, duke lënë në stol emra si Dumfris, Lautaro Martinez, Barela apo Dimarko. Në stol për këtë sfidë është edhe Kristjan Asllani, i cili pritet të aktivizohet në pjesën e dytë të duelit.
LIVE: SALCBURG-INTER 0-1
Lautaro Martinez 85′ (p)
NGJARJET KRYESORE:
85′ GOOOOL INTER 0-1/ Zhbllohet sfida! Lautaro Martinez shënon me penallti! (VIDEO)
84′ Penallti për Interin. Pas tentativës së Barelës, topi ndalet me dorë brenda zonës. Nuk ka dyshime, 11-metërsh për Interin. (VIDEO)
82′ Goli kthehet në “makth” për Interin. Traversa ndal Lautaro Martinez, i cili gjuan bukur me kokë pas krosimit të Bastonit. Pa fat zikaltrit. (VIDEO)
77′ Drithërima në portën e Salcburg, Asllani tenton eurogolin, pritje shpëtimtare e portierit vendas, që i bën bllokadë shqitarit (VIDEO)
73′ Tjetër shans i artë për Interin, Turam nuk shtyn dot topin nga shumë pranë vijës fatale (VIDEO)
68′ Inzagi kryen dy zëvendësime të tjera, largohen Sançez dhe Mkhitarjan, në fushë Lautaro Martinez dhe Barela.
60′ Zëvendësim te Interi, largohet Çalhanoglu, në fushë Kristjan Asllani.
58′ Mundësi e mirë për Salcburg, por Konate tregohet egoist duke mos pasuar për shokun e skuadrës, tentativa e tij grushtohet nga Zomer. (VIDEO)
52′ Goditje dënimi për Interin, provon Çalhanoglu, por tentativa e tij ishte qëndrore, duke u grushtuar nga portieri. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë, të dy trajnerët kryejnë nga një zëvendësim. Tek Interi largohet Bisek i ndëshkuar në vendin e tij De Vrajt, tek Salcburg largohet Ulmer në fushë Goruna-Douath.
Mbyllet pjesa e parë!
42′ E pabesueshme çfarë humbet Fratezi. Mesfushori italian ka shpërdoruar një penallti në lëvizje, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. (VIDEO)
35′ Zgjohet Interi. Bastoli “flirton” me golin e avantazhit. Pas harkimit të Çalhanoglu, mbrojtësi provon me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
32′ Tentativa e parë në portë për Interin, me mbrojtësin Bisek, por kontrollon gjithçka portieri Shlager.
28′ Goditje dënimi për Salcburgun, provon Gloukh me një predhë të befasishme, por i vëmendshëm Somer, që grushton rrezikun. (VIDEO)
15′ Vendasit e Salcburg duken më kërkues në këto minuta, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Interit.
10′ Minuta të qeta, ende asnjë rast i artë shënimi, me të dyja skuadrat që duket sikur studiojnë njëra-tjetrën.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL