Thursday, 29. January 2026
Sport

LIVE SERIE A/ Milani kërkon triumfin ndaj skuadrës së Superpipos, në fushë edhe… Fiorentina

GS 22/12/2023 2 Min. Lesezeit

Kanë startuar në orën 20:45, dy sfidat e mbrëmjes të vlefshme për javën e 17-të të Serisë A, ajo mes Salernitanës dhe Milanit si dhe Fiorentina-Monza. Padyshim që vëmendja e gjitha do të jetë të dueli i kuqezinjve të Piolit, që kërkojnë suksesin e dytë radhazi në kampionat, për t’i ushtruar presion Interit dhe Juventusit. 

serie a

Milani luajti në Salerno për herë të parë në kampionatin 1947-1948, i pari në historinë e Salernitanës. Me atë rast ishin miqtë ata që fituan 4- 3. Madje, për përsëritjen e ndeshjes duhet të presim deri në kampionatin 1998-1999. Rezultati përfundimtar ishte 2- 1 për kuqezinjtë, me golat e Bierhofit dhe Leonardos. 

Në 2021- 2022, në herën e parë të Davide Nikola në stol, rezultati ishte 2- 2. Kuqezinjtë kaluan në epërsi me Mesias dhe vendësit barazuan me Bonazolin. Avantazh i ri për Salernitanën me Djuriçin dhe barazim final i nënshkruar nga Rebiç. 

REZULTATET LIVE: 

MONZA – FIORENTINA 0-0 

SALERNITANA – MILAN 0-0 

KOMENTI:

2′ Tentativa e Leaos, Milani e nis menjëherë në sulm, gjuajtja e portugezit devijohet dhe shkon në këndore. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:  

SALERNITANA – MILAN 

formacioni 1

MONZA – FIORENTINA 

fiore2

PANORAMASPORT.AL

Teilen: