FIFA hedh sot në Majemi shortin e edicionit të parë të Botërorit për Klube i cili do të luhet me 32 skuadra. Një aktivitet si asnjëherë më parë të cilin FIFA planifikon ta zhvillojë çdo katër vite, ashtu si turnetë madhorë të kombëtareve.
Skuadrat do të ndahen në 8 grupe dhe rregulli i vetëm është që nuk mund të përballen ekipe nga i njëjti shtet, nëse goglat e shortit i vendosin në të njëjtin grup.
Dy skuadrat e para të çdo grupi kualifikohen në fazën me eliminim direkt të turneut i cili zhvillohet në verën e vitit 2025 në SHBA.
LIVE SHORTI
VAZOT
VAZO 1: Real Madrid, Bajern Mynih, Mançester Siti, PSG, Flamengo, Palmeiras, River Plejt, Fluminense.
VAZO 2: Çelsi, Borusia Dortmund, Inter, Porto, Atletiko Madrid, Benfika, Juventus, Salcburgo
VAZO 3: Al-Hilal, Ulsan HD, Al Ahli, Monterrej, Leon, Uidad Kazablanka, Boka Zhuniors, Botafogo.
VAZO 4: Uraua Red Dajmonds, Al-Ain, ES Tunis, Siatëll Saunders, Inter Majemi, Okland Siti, Mamelodi Sandauns, Paçuka.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL