Mbyllet në barazim pa gola 0-0 pjesa e parë në “Air Albania”. Shqipëria është më kërkuese dhe ka rrezikuar disa herë portën e Gjeorgjisë, por pa arritur që të gjejë rrugën e rrjetës.
37’ – Hoxha provon me një gjuajtje nga distanca, por pa arritur të gjejë kuadratin.
36’ – Asllani kërkon të gjejë Manajn në qendër të sulmit, por topi devijohet para se të mbërrijë te sulmuesi kuqezi.
27’ – Gjeorgjia këmbëngul, fillimisht me Kvaratskhelia, gjuajtja e të cilit u bllokua nga Asllani, e më pas me Mikautadze, që nuk arriti të gjejë kuadratin.
16’ – Kiteishvili provon me një gjuajtje të fortë nga distanca, por pa arritur të gjejë portën e mbrojtur nga Strakosha.
12’ – Hoxha kërkon të bëjë gjithçka në mënyrë individuale, lëviz bukur, por gjuajtja e tij është mbi traversë.
3’ – Manaj shfaqet rrezikshëm në zonën gjeorgjiane pas asistimit të Hysajt, por në momentin e fundit është bllokuar nga mbrojtja.
1′ – Gjeorgjianët shkelmojnë të parët topin…
Ka nisur sfida në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.