Spanja dhe Italia do të masin forcat në stadiumin “De Grolsch Veste” në Enshede për të nxjerrë dhe finalisten e dytë të Ligës së Kombeve, në orën 20:45.
Të dyja skuadrat kërkojnë ta fitojnë për herë të parë këtë kompeticion, teksa të dyja kanë marrë nga një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit.
De la Fuentes ka përzgjedhur skemën 4-2-3-1, ku në sy bien futbollistët e Barcës dhe Sitit. Alba, Gavi, Rodri dhe Rodrigo do ta nisin sfidën nga minuta e parë, teksa në sulm i vetëm është Morata.
Nga ana tjetër Mançini ka përzgjedhur skemën 4-3-3. I përkëdheluri i tij, Retegui është në stol teksa nuk mungojnë titullarët.
LIVE
SPANJË 1-1 ITALI
4′ Pino/ 11′ Imobile,
NGJARJET KRYESORE
29′ Imobile godet me kokë nga buza e zonës, por topi fluturon jashtë shtyllës së djathtë.
21′ Fratezi shënon golin e avantazhit, por arbitri ia anulon për pozicion jashtë loje.
11′ GOOOL ITALIA 1-1! Nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Imobile shënon gol dhe rikthen baraspeshën.
10′ Le Normand kap topin me dorë në zonë, ka penallti për Italinë.
4′ GOOOL SPANJA 1-0! Pino përfiton nga gafa e Bonuçit dhe i merr topin, ai godet drejt portës duke shkundur rrjetën e Donarumës!
1’ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL