• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE SPANJË-KROACI/ Jamal pranë golit të katërt, kroatët nuk përfitojnë nga rrëmuja në zonë (VIDEO)

15/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja dhe Kroacia do të përballen në ndeshjen e parë të Grupit B të vlefshme për Euro 2024.

hgtdfj

Trajnerët De La Fuente dhe Daliç kanë publikuar formacionet për këtë duel.

Të dyja skuadrat do të zbresin në fushë me të njëjtin modul loje.

LIVE

SPANJË 3-0 KROACI

29′ Morata, 32′ Ruiz, 45’+2′ Karvahal

NGJARJET KRYESORE

72′ Daliç nxjerr nga loja Kramariç dhe e zëvendëson me Petkoviç.

67′ Merr fund ndeshja për Moratën dhe Uilliams, në lojë futen Ojarzabal dhe Merino.

65′ Modriç dhe Kovaçiç lënë fushën e lojën për Pasaliç dhe Suçiç.

59′ Pedri lë fushën e lojës, ka minuta për Dani Olmo.

56′ Largohet Budimir, në lojë futet Perisiç.

56′ Kroatët provojnë të shënojnë dhe të përfitojnë nga rrëmuja në zonë por Unai Simon është i pakalueshëm. (VIDEO)

52′ Lamin Jamal merr një pasim të saktë në zonë dhe gjuan drejt këndit të poshtëm të majtë, por Livakoviç tregon aftësitë e tij dhe bën një pritje të shkëlqyer për ti mohuar golin. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e trefishtë të Spanjës!

45’+2′ GOOOL SPANJA 3-0/ Lamin Jamal i jep një asist të përsosur Karvahalit, ky i fundit nuk gabon dhe shënon golin e tretë për iberikët. (VIDEO)

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

42′ Josko Gvardiol pason topin afër shtyllës së djathtë, Budimir nuk arrin ta kapë topin dhe të shënojë duke shpërdoruar një shans të artë për Kroacinë. (VIDEO)

39′ Pedri nuk ndjehet mirë dhe merr ndihmën e mjekëve, mesfushori i Spanjës është në gjendje të vazhdojë lojën.

34′ Brozoviç gjuan drejt cepit të portës, por është i pafat pasi Unai Simon ndalon topin në këndi e poshtëm të djathtë. (VIDEO)

32′ GOOOL SPANJA 2-0/ Pedri bën një pasim të mirë dhe zgjedh Fabian Ruiz brenda zonës, ky i fundit me shpejtësi bën një goditje e cila shkon në këndin e poshtëm të djathtë dhe e lë portierin të pafuqishëm për të reaguar. (VIDEO)

29′ GOOOL SPANJA 1-0/ Fabian Ruiz i jep një pasim fantastik Alvaro Moratës, ky i fundit godet me një gjuajtje të shkëlqyer të ulët në mesin e rrjetës dhe mposht portierin Livakoviç. (VIDEO)

22′ Budimir gjuan një top të gjatë drejt portës, por Unai Simon bën një pritje të shkëlqyer. (VIDEO)

21′ Minuta të qeta nga të dyja skuadrat, ka qarkullim të topit në mesfushë.

7′ Morata godet drejt këndit të poshtëm djathtas, por Livakoviç është i pozicionuar mirë dhe bën një pritje të rehatshme. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJA: Simon, Kukureja, Naço, Le Normand, Karvahal, Pedri, Rodri, Ruiz, Niko Uilliams, Morata, Lamin Jamal

Trajner: Luis De la Fuente

KROACI: Livakoviç, Stanisiç, Sutalo, Pongraçiç, Gvardiol, Kovaçiç, Brozoviç, Modriç, Majer, Budimir, Kramariç

Trajner: Zlatko Daliç

dsg

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Live: Italia - Shqipëria, Dortmundi pushtohet nga shqiptarët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.