Qyteti i Parisit pret sot ceremoninë e dorëzimit të trofeut të “Topit të Artë” për edicionin 2023 me një garë që në teori ka një rivalitet mes 2 emrash. Lionel Mesit dhe Erling Haland.
Në media të ndryshëm dhe ekspertë të njohur kanë bërë të ditur prej ditësh se është argjentinasi ai që ka fituar trofeun edhe pse përtej Kupës së Botës sezoni i tij futbollistik ka qenë për t’u harruar. Megjithatë, mbetet kurioziteti për të parë se si është votuar për të dorëzuar këtë trofe.
Ndërkohë, gjatë pasdites kanë filluar të publikohen me numërimin mbrapsht emrat e lojtarëve të tjerë që plotësojnë 30-shen e futbollistëve nga të cilët do të dilte emri i fituesit.
CEREMONIA
Ora 22:04 – Fituesja e ”Topit të Artë” për femra shpallet mesfushorja e Barcelonës dhe Spanjës, Aitana Bonmati.
Ora 22:00 – Zbulohet se Rodri, Vinicius dhe Julian Alvarez janë përkatësisht në vendet 5, 6 dhe 7 në garën për “Topin e Artë”.
Ora 21:55 – Meri Irps, Olga Karmona dhe Aleksandra Pop janë përkatësisht në vendin e 5-të, 6-të dhe 7-të në renditjen për “Topin e Artë” të femrave.
Ora 21:49 – Mançester Siti shpallet fituesi i trofeut për klubin më të mirë të futbollit për meshkuj.
Ora 21:37 – Çmimi “Gerd Myler” për golashënuesin më të mirë, i shkon Erling Haland, si sulmuesi që ka shënuar më shumë gola, 56 të tillë, gjatë këtij viti.
Ora 21:29 – Fituesi i trofeut “Lev Jashin” për portierin më të mirë të vitit u shpall Emiliano Martinez, të cilit ia dorëzoi trofeun babai i tij, Alberto.
Ora 21:14 – Trofeu i klubit të futbollit më të mirë për femra i shkon Barcelonës, fituese e Ligës së Kampioneve në fuqi.
Ora 21:12 – Bëhet e ditur se Patricia Guiharro, Linda Kaisedo dhe Rejçëll Deli janë përkatësisht në vendet 8, 9 dhe 10 në renditjen e për “Topin e Artë” për femra.
Ora 21:05 – Vinicius Xhunior është fituesi i çmimit “Sokrates” për punën e tij me fondacionin që ka në Brazil për të ndihmuar fëmijët në nevojë.
Ora 21:02 – Bëhet e ditur se Osimhen, Bernardo Silva dhe Modriç janë lojtarët e pozicionuar përkatësisht në vendet 8, 9 dhe 10 në renditjen e përgjithshme për “Topin e Artë”.
Ora 21:00 – Xhud Bellingam fiton trofeun “Kopa” që i jepet lojtarit të ri më të mirë të vitit.
“Jam me të vërtetë krenar që jam një lojtar i cili ndihmon skuadrën që të fitojë ndeshje. Kam bërë një vit të mirë, ndaj është kënaqësi ky trofe. Unë luaj për gjëra të tilla, që të kem këtë lloj shpërblimi, emocionesh. Objektivi tani do të jetë që të fitoj gjithçka me Real Madrid në këtë sezon. Jam besimplotë”, tha futbollisti britanik teksa mori çmimin.
Ora 20:50 – Didier Drogba fton në skenë disa nga yjet e ftuar dhe që janë të pranishëm në këtë mbrëmje, mes të cilëve Mesi, Haland e Mbape.
Ora 20:45 – Nis mbrëmja gala, nën prezantimin e Didier Drogba dhe Sandi Heriber.
LISTA SIPAS RENDITJES
5 Rodri
6 Vinicius
7 Julian Alvarez
8 Viktor Osimhen
9 Bernardo Silva
10 Luka Modriç
11 Mohamed Salah
12 Robert Levandovski
13 Jasin Bunu
14 Ilkai Gyndogan
15 Emiliano Martinez
16 Karim Benzema
17 Kviça Kvaratskhelia
18 Xhud Bellingam
19 Herri Kejn
20 Lautaro Martinez
21 Antuan Grizman
22 Kim Min-Jae
23 Andre Onana
24 Bukajo Saka
25 Josko Gvardiol
26 Xhamal Musiala
27 Nikolo Barela
28 Randal Kolo-Muani
— Martin Odegard
30 Ruben Dias
HERE ARE ALL THE BALLON D’OR NOMINEES! 🌕✨#ballondor pic.twitter.com/hg1ZByzhDV — Ballon d’Or #ballondor (@ballondor) September 6, 2023
PANORAMASPORT.AL