Sunday, 1. February 2026
Sport

LIVE Torino-Empoli/ Katër shqiptarë në fushë, Berisha tregon reflekset në minutat e para (VIDEO)

GS 16/12/2023 1 Min. Lesezeit

Ka startuar në orën 20:45, sfida e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A italiane mes Torinos dhe Empolit, ku në fushën e lojës nga minuta e parë zbresin plot 4 futbollistë shqiptarë. 

21377516

Mergim Vojvoda në radhët e Torinos, si dhe Berisha, Ismajli dhe Shpendi te miqtë e Empolit. Të katërt këta futbollistë do të kërkojnë të lenë gjurmën e tyre mbrëmjen e sotme, teksa ndeshje më speciale është padyshim për gardianin Berisha, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Torinos, por nuk pati besimin e drejtuesve, duke u ndarë me klubin jo në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Për sa i përket situatës së skuadrave, në 15 javë Empoli ka siguruar 12 pikë duke u renditur në vendin e 18-të, ndërkohë që Torino mban vendin e 11-të me 20 pikë.  

LIVE: TORINO – EMPOLI 0-0

RASTET:

6′ Berisha protagonist që në minutat e para, ndal gjuajtjen e Sanabrias brenda zonës. Portieri shqiptar tregon siguri në minutat e para. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:   

torino-empolio

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: