Ka startuar në orën 20:45, dueli mes Torinos dhe Milanit i vlefshëm për javën e 37-të të Serisë A italiane. Kuqezinjtë e Piolit ndodhen në vendin e dytë me 74 pikë, teksa vijnë në këtë ndeshje pa asnjë objektiv, ndërkohë që në krahun tjetër Torino në 36 javë ka arritur të sigurojë 50 pikë, duke u renditur në vendin e 10-të me 4 pikë më shumë se Fiorentina e vendit të tetë që të dergon në zonën Europiane.
Torinezëve iu duhet një mrekulli tashmë, për t’i marrë vendin Fiorentinës. Për sa i përket formacioneve zyrtare, vlen të theksohet se Pioli ka bërë disa ndryshime duke aktivizuar, portierin Sportielo, mbrojtësin Terraçiano, si dhe Okafor dhe Joviç nga minuta e parë. Leao, Manja dhe Kalabria e nisin sfidën nga stoli. Teo Hernandez do e ndjekë ndeshjen nga tribuna.
Nga stoli këtë duel e nis edhe shqiptari i Kosovës, Mërgim Vojvoda, që nuk është preferuar nga minuta e parë. Në sfidën e fazës së parë, Milani e mposhti Torinon me rezultatin 4-1.
LIVE: TORINO-MILAN 2-0
Zapata 26′, Iliç 40′
GOLI I ILIÇ 2-0 (VIDEO)
GOLI I ZAPATËS 1-0 (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL