Totenhem dhe Mançester Junajtid do të masin forcat nga ora 21:00. Finalja e Ligës së Europës do të luhet në Bilbao.
Totenhem i ka fituar të tri përballjet e mëparshme të këtij sezoni me Junajtid. Plot tetë gola të shënuar, ndërsa kanë pësuar tre.
Dy skuadra angleze, që nuk kërkojnë vetëm trofeun, por dhe biletën për në Champions. Kujtojmë se sezoni i tyre ka dështuar në kampionat dhe shpresa e vetme për Europën mbetet nga kjo finale.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare nga trajnerët Postekoglu dhe Amorim. Surprizat nuk mungojnë, ndërsa Postekoglu ka preferuar që Son të jetë në stol.
LIVE TOTENHEM-MANÇESTER JUNAJTID 0-0
NGJARJET KRYESORE
16’ Pas një goditje këndi, Djalo shfaqet në krahun e djathtë vetëm por gjuajtja e tij kalon pasqyrën e portës dhe përfundon jashtë. (VIDEO)
11’ Onana vendimtar, ndal një gjuajtje nga e djathta drejt portës së tij. (VIDEO)
9’ Harkim i rrezikshëm në zonë nga e djathta, Mazraui largon në këndore. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Bilbao.
FORMACIONET ZYRTARE
Totenhem-Mançester Junajtid
PANORAMASPORT.AL