Udineze-Juventus është një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave të parë në Serinë A, pasi të gjithë duan të shohin se si është ekipi i Alegrit në këtë sezon ku nuk merr pjesë në Kupat e Europës.

Bardhezinjtë vijnë pas një sezoni të turbullt me dënimet e Federatës Italiane dhe nga UEFA që e la përfundimisht jashtë Europës. Tashmë me kampionatin si objektiv i vetëm, për Alegrin nuk ka më justifikime dhe duhet të garantojë lojë dhe rezultate me skuadrën torineze.
LIVE UDINEZE-JUVENTUS 0-3
2′ Kieza, 20′ (p) Vlahoviç, 45’+3′ Rabio
NGJARJET KRYESORE
50’ Tovë provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe përfundon jashtë portës së Sheznjit. (SHIH VIDEO)
45’+3′ GOOOL JUVENTUSI! Pas një harkimi të Kambiasos nga e majta, Rabio me kokë dërgon topin në rrjetë në shtyllën e dytë. (SHIH VIDEO)
24’ Uolas tenton me një gjuajtje nga distanca, sfera kalon pak mbi traversën e portës së Sheznjit.
22’ Tovë rrëzohet në zonë pas një kontakti me Rabio, por gjyqtari nuk akordon penallti për Udinezen. (SHIH VIDEO)
20’ GOOOL JUVENTUSI! Vlahoviç shënon me penallti. (SHIH VIDEO)
19’ Penallti për Juventusin. Aleks Sandro në të majtën harkon në zonë dhe gjen prekjen me dorë të Ebusele. (SHIH VIDEO)
6’ Kambiaso shpërthen në zonë në krahun e majtë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, duke gjetur përgjigjen e Silvestrit. (SHIH VIDEO)
2′ GOOOL JUVENTUSI! Vlahoviç vjedh topin në mesfushë dhe pason per Kiezan i cili gjuan dhe gjen rrjetën. (SHIH VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL