• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE UDINEZE-MILAN/ Dy gola dhe braktisja e ndeshjes për shkak të racizmit! Sa shumë emocione në pjesën e parë (VIDEO)

20/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani duket sikur ka dalë nga kriza e rezultateve në javët e kaluara me tre fitore radhazi në kampionat dhe sot kuqezinjtë do të kërkojnë të katërtën përballë Udinezes në transfertë.

udineze milan

Një ndeshje delikate për skuadrën e Piolit, që kërkon të vendosë në trysni ekipet që ka më lart në renditje, Interin e Juventusin. Përballë skuadrës që lufton për mbijetesë, synohet që me tre pikët ekipi të kthehet përsëri protagonist në garën për titull të cilën në pjesën e parë të sezonit e ka parë shpesh nga distanca.

LIVE: UDINEZE-MILAN 1-1

Samarxhiç 42′ / Loftus-Çik 31′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 6 minuta shtesë.

42′ GOOOOL UDINEZE 1-1/ Vendoset baraspesha, Samarxhiç realizon me një gjuajtje në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. (VIDEO) 

38′ Majk Menja rikthehet në fushë. (VIDEO) 

33′ Ndeshja braktiset për afro 5 minuta nga Majk Menja, për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve të Udinezes. (VIDEO) 

31′ GOOOOL MILAN 0-1/ Zhbllokohet sfida, skuadra e Piolit kalon në avantazh me anglezin Loftus-Çik. Mesfushori goditi saktë në afërsi të pikës së penalltisë pas asistit të Teo Hernandez, duke tundur rrjetën. (VIDEO) 

27′ Milani rrezikon sërish me Adli, që provon nga goditja e dënimit, por tentativa e tij grushtohet në këndore nga portieri.

16′ Rastin e parë të rrezikshëm e regjistron Milani me anë të Zhiru, që gjuan bukur nga e majta e zonës, por topi ndalet nga portieri Okoje, që i mohon golin sulmuesit francez. (VIDEO) 

13′ Ende asnjë gjuajtje e rrezikshme në portat respektive. Milani shfaqet më kërkues në këto momente, por mungon saktësia para portës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

UDINEZE (3-5-1-1): Okoje; Ferreira, Perez, Kristensen; Ebosele, Lovriç, Uollas, Samarxhiç, Kamara; Pereira; Luka.
Trajner: G. Çofi

MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Kjaer, Gabia, Hernandez; Rejinders, Adli; Pulisiç, Loftus Çik, Leao; Zhiru.
Trajner: S. Pioli

saddassdaassdadasads

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arrihet marrëveshja verbale, Trippier shumë pranë Bayern Munich

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.