• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE UKRAINË-BELGJIKË/ Lukaku shfaqet para portës, Trubin i mohon golin (VIDEO)

26/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ukraina do të përballet me Belgjikë në Shtutgart, takim i vlefshëm për Grupin E të Kampionatit Europian 2024.

Capture

Ukraina vjen me moralin lart në këtë përballje, pas fitores me shifrat 1-2 kundër Sllovakisë, por në përballjen e parë të grupit, ato u poshtëruan nga Rumania duke humbur me shifrat e thella 3-0. Ky është shansi i fundit për ukrainasit që të kualifikohen, pasi në total kanë grumbulluar 3 pikë, dhe i duhet një rezultat pozitiv sot për të ecur për më tej.

Nga ana tjetër Belgjika, nuk e filloi në mënyrën më të mirë Europianin, pasi humbi kundër Sllovakisë në sfidën e parë, dhe rikuperuan situatën disi me fitoren kundër Rumanisë. Belgëve nuk u lejohen më gabime, pasi kjo është ndeshja e fundit e grupit, dhe një rezultat negativ mund t’i bëjë De Bryjnen dhe shokët e tij të marrin valixhen dhe të nisen për Bruksel.

LIVE UKRAINË-BELGJIKË 0-0

NGJARJET KRYESORE

21’ Edhe Dovbik provon të bëjë të njëjtën gjë me një gjuajtje nga jashtë, pa ia dalë të çojë sferën në katërkëndor.

20’ Jaremçuk lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, sfera kontrollohet në dy kohë nga Kastels, (VIDEO)

19’ De Bryjn mundohet të nisë Lukakun drejt portës, sfera devijohet nga mbrojtja e vëmendshme ukrainase e cila nuk lejon hapësira.

13’ Dominim total në lojë i Belgjikës, e cila ka kthyer ukrainasit në gjysmëfushën e saj, duke kërkuar që të gjejë një gol të shpejtë.

7’ Lukaku shfaqet rrezikshëm në zonë, por portieri Trubin kontrollon gjuajtjen e tij të lehtë nga e majta. (VIDEO)

3’ Menjëherë në sulm ukrainasit të cilëve u duhet medoemos fitorja, një harkim nga e majta shkon direkt në duart e portierit belg.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të Belgjikës.

FORMACIONET ZYRTARE

UKRAINA (5-3-2): Trubin; Mikolenko, Matvjenko, Svatok, Zabarnji, Timçik; Sudakov, Brazhko, Shaparenko; Dovbik, Jaremnçuk | Trajner: Serxhi Rebrov

BELGJIKA (4-3-3): Kastels; Vertongen, Faes, Teat, Kastanj; De Bryjn, Onana, Tielemans; Doku, Lukaku, Trosard | Trajner: Domeniko Todesko

Capture

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Anglia, Southgate: Atmosferë e pazakontë për të punuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.