Pas garës së djeshme të kronometrit në Tiranë, Xhiro e Italisë është zhvendosur të dielën në Vlorë për etapën e tretë(160 kilometra), që nis dhe mbyllet në qytet.
Një etapë që përveç garës interesante, do të ofrojë edhe një peizazh të shumë të bukur, duke reklamuar bukuritë e natyrës shqiptare në një kompeticion që ka audiencë prej mbi 700 milionë shikuesish në 200 shtete të botës.
Kjo etapë parashikon ngjitjen e Qafës së Llogarasë, rreth 11 kilometra malore me mbi 7%. Më pas një zbritje e shpejtë të çon përsëri në Vlorë. 3 kilometrat e fundit shkojnë përgjatë bregdetit – kryesisht i sheshtë me disa ndryshime të buta drejtimi që lidhin pjesë të drejta.
KOMENTI LIVE
15:09- Zbritje me shpejtësi që arrin deri në 90km/orë nga çiklistët. (VIDEO) Një nga biçikletat shfaq defekt. (VIDEO)
14:47- Edhe 100 kilometra të mbetura. Pelotoni ndodhet 3 minuta prapa grupit kryesues. De Bondt, Germani, Tarling, Donovani, Hamilton dhe Tonelli janë në grupin kryesues. (VIDEO)
14:20- Çiklistët marrin furnizimet e para. Një episod gazmor ndërkohë regjistrohet, pasi një dhi i pret rrugën disa çiklistëve. (VIDEO)
13:53- Çiklistët në Drashovicë. Pelotoni ndodhet 2 minuta e 7 sekondra prapa. Grupi para pelotonit përbëhet nga Germani, Tarling, Donovan dhe Hamilton. Në krye janë De Bondt dhe Tonelli. (VIDEO)
13:44- Pelotoni ndodhet 30 sekonda larg grupit të katër çiklistëve që kryeson. Janë përshkruar 13 kilometra.
13:34- Dhe pse çiklistët e parë tentojnë shkëputjen, pelotoni nuk ndahet.
13:30- Nis gara në Vlorë. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL