54′- Zvicra rrezikon autogolin. Në një top të thellë të Fagiolit, Schar tenton ta largojë me kokë, por gabon dhe e dërgon topin në shtyllë.
46′- Vargas dyfishon epërsinë. E pabesueshme në Berlin: Zvicra dyfishon epërsinë pas 28 sekondash nga fillimi i pjesës së dytë.
Fillon pjesa e dytë. Italia e nis me një ndryshim. Nuk është El Shaarawy, në vend të tij Zaccagni.
Përfundon pjesa e parë
Pas tre minutash rikuperim, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Zvicrën. Performancë e dobët nga Italia, e cila me të drejtë e gjen veten në disavantazh.
37′- Gol i Freuler. Zvicra kryeson me meritë 1-0. Vargas gjen Freuler në zonë, i cili kontrollon dhe mposht Donnarumma me të majtën në shtyllën e afërt.
35′- Barella ndëshkohet me karton të verdhë. Italia vuan mbi të gjitha në mesfushë, ku Xhaka dhe shokët e tij kontrollojnë lojën dhe ritmin. Barella ndëshkohet.
24′- Mrekulli nga Donnaruma. Mundësi e pabesueshme për Embolon, i cili shfaqet i vetëm përballë Donnarumma. Portieri italian është fantastik dhe fluturon drejt topit të goditur nga zvicerani, duke shpëtuar portën.
10′- Zvicra presion, Italia pret. Zviceranët e nisën fuqishëm dhe e vendosën Italinë në vështirësi me presingun dhe posedimin e topit. Italia kompakte mbrapa dhe mbyllet mirë, por tani për tani nuk mund të riniset me bindje.
8’ – Probleme për Barellan. Në një dyluftim me Freuler, mesfushori i Interit ka mbetur i dëmtuar.
1’ – Zvicër-Itali ka nisur! Topi i parë i luajtur nga Xhaka dhe shokët e tij.
Sfida mes Zvicrës dhe Italisë në Olympiastadion(Berlin), takim i vlefshëm për fazën e 16-shes të Euro 2024. Spalletti rikthen Scamacca nga minuta e parë. Titullar edhe Fagioli, në vend të Jorginhos. El Shaarawy dhe Chiesa në formacion. Zvicra me Embolo në sulm, Ndoye dhe Aebischer gjithashtu në fushë.
Zvicra(3-4-3) – Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez; Aebischer, Freuler, Xhaka, Rieder; Vargas, Embolo, Ndoye. Trajner Yakin
Italia(4-3-3) – Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Darmian; Cristante, Fagioli, Barella; Chiesa, Scamacca, El Shaarawy. Trajner: Spalletti.