• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpool fiton lehtësisht ndaj Nottingham Forest

29/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpool fiton pa shumë probleme ndaj Nottingham Forest.

Liverpool ka marrë një fitore komode me rezultat 3-0 ndaj Nottingham Forest, ndeshje kjo e vlefshme për javën e dhjetë në elitën e futbollit anglez.

Vendasit patën dy mundësi të mira me Darwin Nunez por portieri mysafir Matt Turner nuk lejoi që të mposhtej.

Golin e avantazhit Liverpooli e gjeti në minutën e 31-të përmes Diogo Jotas i cili shënoi lehtësisht në portën e zbrazur për rezultatin 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm disa minuta më vonë, thënë më saktë në minutën e 35-të, të besuarit e Klopp arrijnë të dyfishojnë rezultatin, ku kësaj radhe protagonist ishte Nunez i cili poashtu shënon në portën e zbrazët për 2-0 pas asistimit të Szoboszlai.

Me epërsinë prej dy golave të Liverpoolit përfundoi pjesa e parë.

Mohamed Salah u fut në listën e realizatorëve në minutën e 77-të pasi shfrytëzoi një gabim të portierit mysafir për të çuar shifrat në 3-0.

Liverpooli pas kësaj fitoreje shkon në shifrën e 23 pikëve, duke përforcuar kështu pozitën e tretë në renditjen tabelare.

Xhiron e ardhshme në ligë ata do ta luajnë në udhëtim ndaj ekipit të sapopromovuar në elitë, Luton Town vikendin e ardhshëm.

Next Post

LIVE JUNAJTID-SITI/ Shpërthen festa për miqtë, Haland shtang sërish “djajtë e kuq” (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.