• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpool fiton në shtesë, Bayern dominues ndaj Chelseat e PSG-ja shkel Atalantan

17/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpool u duk se do ta kishte të lehtë sfidën me Atletico Madrid, kur udhëhoqi 2:0 në pjesën e parë, por që triumfin e siguroi vetëm në shtesë, 3:2, në një sfidë e cila u bë dramatike në fund.

Robertson ne minutën e katërt dhe Salah në minutën e gjashtë i dhanë “The Reds” epërsinë e dyfishtë dhe një start të jashtëzakonshëm, por Marcus Llorente ktheu në jetë spanjollët fillimisht me golin për 1:2 në fund të pjesës së parë, dhe në minutën e 81-të barazoi sfidën dramatike duke iu afruar një pike të madhe në “Anfield”. Por në kohën shtesë kapiteni Van Dijk realizoi me kokë për 3:2, për trepikëshin e parë në Ligën e Kampionëve.

Kampionia aktuale e Championsit, PSG e mposhti thellë Atalantan 4:0.

Marquinhos, Kvaratskhelia në pjesën e parë dhe Nuno Mendes e Gonçalo Ramos shënuan për fitoren e parë të francezëve.

Bayern Muencheni ka triumfuar në shtëpi 3:1 ndaj Chelseat të mërkurën mbrëma. 

Harry Kane (27’ penallti dhe 63’) ka realizuar dy gola për Bayernin, ndërsa goli tjetër për skuadrën bavareze ishte autogol i realizuar nga Trevor Chalobah (20’). 

Për Chelsean realizoi Cole Palmer (29’). Palmeri realizoi një gol tjetër në minutën e 89-të, por u anulua pas rishikimit të rastit me VAR.


Interi gjithashtu e ka nisur me fitore të sigurt rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Ajaxin 2-0 në Amsterdam.

Ylli i ndeshjes ishte Marcus Thuram, i cili shënoi dy gola brenda pjesës së parë dhe të dytë, duke vazhduar serinë e Interit pa humbje ndaj klubeve holandeze në UEFA – tani 14 ndeshje (10 fitore, 4 barazime).

Në ndeshjet e tjera, Olympiacos e Pafos luajtën pa gola, ndërsa Slavia e Pragës dhe Bodo/Glimt barazuan 2:2.

Next Post

Bayerni e mposhtë lehtësisht Chelsean në Champions

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.