Liverpool pritet të bëjë disa ndryshime në ekip gjatë merkatos së verës. Mohamed Salah dhe Andy Robertson kanë zyrtarizuar që tani vendimin për t’u larguar në fund të sezonit.
Përveç tyre që tashmë janë të konfirmuar, pritet të ketë edhe largime të tjera. Cody Gapko dhe Federico Chiesa po ashtu pritet largohen. Në vend të sulmuesit holandez, Liverpool ka zgjedhur brazilianin e Olimpique Marseille për krahun e majtë, Igor Paixao.
25-vjeçari ka rënë në sy me paraqitjet e tij të qëndrueshme te klubi francez, ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 7 asiste. Paixao është një njohje e vjetër e Arne Slot, pasi ka punuar me brazilianin kur drejtonte Feyenoord. Duke qenë se është nën kontratë me marsejezët deri në vitin 2030, transferimi i Paixao do t’i kushtojë Liverpool-it 60 milionë euro.