Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Liverpool i përgjigjet Cityt dhe Arsenalit, spektakël i Chelsea

GS 25/08/2024 1 Min. Lesezeit

Dita e dytë e Premier League dhe fitorja e dytë për Liverpoolin e ri të Arne Slot, e para për holandezin në Anfield. Luis Diaz (13′) dhe Salah (70′) i japin Reds një fitore 2-0 ndaj Brentford dhe e mbajnë skuadrën në majën, në të njëjtën linjë me Manchester City dhe Arsenal.

Chelsea i Maresca-s arriti suksesin e parë, duke mposhtur Wolverhampton 6-2 si udhëtues. Protagonisti i madh i ditës ishte Madueke, i cili shënoi një tripletë(49’, 58’ dhe 63’). Golat e tjerë u shënuan nga Jackson 2’, Palmer 45’ dhe Felix 80’. Golat për Wolverhampton u shënuan nga Cunha 27’ dhe Larsen 45’+6.

Barazimi për Neëcastle në transfertë, 1-1 me Bournemouth. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Tavernier 37’, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Gordon 76’.

Teilen: