• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpool kërkon të “blindojë” mesfushën, 4 opsione në “tavolinë” për “të kuqtë”

29/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi siguruan shërbimet e kampionit të botës me Argjentinës, Alexis Mac Allister, “të kuqtë” e Liverpool, nuk kanë ndërmend së ndaluar forcuari mesfushën e tyre për sezonin e ardhshëm, ku kërkojnë të ringrihen në nivelet e larta të futbollit evropian.

Për këtë arsye, të paktën sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, “të kuqtë” u takuan me përfaqësuesit e “fantazistit” hungarez të RB Leipzig, Dominik Szoboszlai, me 22-vjeçarin që ka mahintur drejtuesit e Liverpool, me 10 golat e 13 asistimet e tij në 46 përballjet e zhvilluara me “demat” e Leipzig.

Megjithatë pavarësisht cilësisë, hungarezi nuk është i vetmi opsion për mesfushën e Liverpool, me këta të fundit, që kanë shfaqur interesim dhe për “arkitektin” e mesfushës “zikaltër, Nicolo Barella, me këtë të fundit i cili konsiderohet i “paprekshëm” nga bordi i Inter.

Nën vëzhgim gjithashtu janë dhe 2 opsione për të ardhmen. I pari është “tulipani” holandez i Bayern Munich, Ryan Gravenberch, me 21-vjeçarin që ka shfaqur talent të madh te gjermanët, ndërsa opsioni i dytë është francezi i Nice, Kefren Thuram, i cili gjithashtu po tregon që “fsheh” potencial të madh. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Zidane: Mund të ndodhë një ditë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.