• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpool-Lille, formacionet e mundshme, mungon Zhegrova

21/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesuesit e Premier Ligës dhe UEFA Champions League (UCL), Liverpool rifillojnë angazhimet e tyre evropiane duke u mburrur me një rekord të përsosur prej gjashtë fitoresh nga gjashtë ndeshje, ndërsa zotërojnë rekordin më të mirë të mbrojtjes në këtë kompeticion me vetëm një gol të pësuar. Ky gol i vetëm erdhi në ndeshjen e parë kundër Milanit në shtator, që do të thotë se ata mund të bëhen vetëm skuadra e dytë në historinë e Kupës Evropiane/UCL pas Leeds në 1969/70 që fiton gjashtë ndeshje radhazi pa pësuar gol.

“Të kuqtë” do të ballafaqohen me skuadrën franceze Lille në “Anfield Road” duke synuar fitoren e radhës për të vazhduar kështu dominimin në fazën e ligës së Ligës së Kampionëv.

Përballjet e Lille kundër skuadrave angleze i japin besim etiketës së tyre të dobët, pasi ata kanë fituar vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit të UCL kundër tyre dhe kanë humbur gjashtë të fundit radhazi.

Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova nuk do të luajë në këtë ndeshje për shkak të lëndimit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Liverpool: Alisson; Bradley, Endo, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Gakpo; Nunez

Lille: Chevalier; Meunier, Diakite, Ribeiro, Ismaily; Andre, Bouaddi; Bakker, Cabella, Sahraoui; David.

Next Post

Enea Jorgji vendos drejtësi në Europa League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.