Liverpooli siguron japonezin Endo
Skuadra e Liverpoolit së shpejti do ta kompletoj transferimin e mesfushorit defensiv, japonezit Wataru Endo.
Mediumet gjermane kanë raportuar të enjten se Liverpooli ka arritur marrëveshje me Stuttgartin për transferimin e 30-vjeçarit.
Po ashtu, thuhet se edhe Endo parimisht ka pranuar ofertën e Liverpoolit, ekip te i cili do të prezantohet gjatë kësaj jave.
Për transferimin e japonezit Endo, Liverpooli do të paguajë 25 milionë euro.
Endo është kapiten i Stuttgartit dhe me ekipin anglez do të firmos kontratë trevjeçare. Ai është pjesë e ekipit gjerman prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2024.
Edicionin e shkuar, Endo pati 5 gola e po aq asistime në 33 paraqitje në Bundesligë. Ai është edhe kapiten i Përfaqësueses së Japonisë.