Liverpooli është në bisedime me Paris Saint-Germain për një lëvizje mahnitëse huazimi për Kylian Mbappe.
PSG janë të gatshëm të lejojnë Mbappe të largohet nga klubi, me raportet që pretendojnë se klubi besojnë se ai tashmë ka rënë dakord t’i bashkohet Real Madridit nga sezoni 2024/25.
Al Hilal pati një ofertë rekord botëror prej 200 milionë euro të pranuara nga gjigantët francezë, por ‘ESPN’ raportoi se 24-vjeçari refuzoi mundësinë për të folur me përfaqësuesit e skuadrës Saudite Pro League.
Francezi nuk u përfshi në skuadrën udhëtuese të PSG-së për turneun e tyre parasezonal dhe spekulimet për të ardhmen e tij nuk janë shuar që nga refuzimi i një lëvizjeje në Arabinë Saudite.
Sipas ‘Daily Mirror’, Liverpool është gati t’i ofrojë Mbappes perspektivën e një huazimi një-vjeçar në ‘Anfield’, gjë që do t’i shihte ‘Reds’ të paguajnë një tarifë huazimi te PSG.
Pretendohet se skuadra e Jurgen Klopp është ‘inkurajuar’ nga shfaqja e mëparshme e Mbappe-it ndaj klubit dhe fakti që nëna e tij është një mbështetëse e Liverpool-it./Lajmi.net/