• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpool nuk heq dorë nga Alexander Isak – gjithçka varet nga Newcastle

24/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpooli mbetet i interesuar për sulmuesin suedez Alexander Isak, pavarësisht afrimit të fundit të Hugo Ekitike.

Sipas burimeve të afërta me klubin anglez, “The Reds” e kanë ende në listën e dëshirave 24-vjeçarin e Newcastle United, me një ofertë zyrtare që mund të konkretizohet vetëm nëse dy kushte kryesore përmbushen: një dalje e mundshme e Luis Díaz nga “Anfield” dhe gatishmëria e Newcastle për të lejuar largimin e Isak, sipas Fabrizio Romanos.

Liverpool ka vendosur kontakte direkte me Newcastle që para 10 ditësh për të shprehur interesin konkret për sulmuesin, por deri tani nuk ka pasur hapa zyrtarë përpara. Situata mbetet në pritje të një sinjali nga “Magpies”.

Në të njëjtën kohë, Newcastle duket se po përgatitet për një ndryshim të mundshëm në repartin ofensiv, pasi ka rifilluar kërkimet për sulmues të nivelit të lartë në tregun aktual të transferimeve.

Sa i përket spekulimeve për një transferim të Isak në Arabinë Saudite, konkretisht te Al Hilal, ato janë mohuar – nuk ka bisedime serioze mes palëve deri tani.

Merkatoja verore vazhdon të mbetet dinamike për dy klubet angleze, ndërsa e ardhmja e Alexander Isak mbetet një nga sagat më interesante për t’u ndjekur në ditët në vijim.

Next Post

Xhudistja Zijade lufton për të bronztën në Festivalin Evropian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.