Wednesday, 28. January 2026
Futboll

Liverpool nuk pret fundin e sezonit, vendos që tani për fatin e kapitenit Van Dijk

GS 28/01/2026 1 Min. Lesezeit

Virgil van Dijk nuk do të largohet në fund të këtij sezoni nga Liverpool, por tëpaktën do të qëndrojë deri në fund të kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2027.

Qendërmbrojtësi holandez është përfolur shpesh përnjë largim të mundshëm nga të kuqtë, madje për të ka pasur interes konkret nga klubet arabe dhe jo vetëm. Mediet angleze bëjnë me dije se drejtuesit e kampionit në fuqi të Premier League as që e mendojnë ndarjen me kapitenin e tyre në fund të këtij sezoni.

Van Dijk do të vazhdojë të qëndrojë te Liverpool dhe do të vazhdojë të japë kontributin e tij të madh, jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes. Pavarësisht luhatjeve të formës së tij, holandezi gjithmonë ka treguar se është një pikë kyçe dhe referencë për shokët e skuadrës.

Teilen: