Liverpool po shqyrton zgjatjen e kontratës për kapitenin Virgil van Dijk, pasi marrëveshja e tij aktuale po i afrohet fundit. Klubi dëshiron të ruajë cilësitë e tij të jashtëzakonshme si lider, ndërkohë që negocion edhe për transferimin e përhershëm të Ronald Araujos, i cili aktualisht është i huazuar nga Barcelona.
Sipas TEAMtalk, drejtuesit e Liverpool-it janë të gatshëm për të nisur sa më shpejt bisedimet me përfaqësuesit e Virgil van Dijk, për të diskutuar rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër. Edhe pse është 35 vjeç, mbrojtësi veteran holandez mbetet një pjesë thelbësore e klubit të kuq. Ai ka luajtur çdo minutë në ndeshjet e Premier League deri më tani këtë sezon.
Po ashtu, Liverpool do të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të Ronald Araujo, i cili i ka bindur të gjithë me paraqitjet e deri tanishme pas huazimit nga Barcelona. Në bazë të marrëveshjes së bërë mes palëve, kosto e transferimit përfundimtar të Araujo do të jetë 55 milionë euro.