• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpool rikuperon dy lojtarë para derbit me Everton

02/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpool do të luajë sot në mbrëmje ndaj Everton në Premier League, një derbi që pritet me shumë interes.

Trajneri i “reds” Arne Slot ka marrë lajme të mira pak orë para sfidës që do të luhet në “Anfield”.

Portieri brazilian Alisson është stërvitur me ekipin për herë të parë dje që kur u kthye nga një dëmtim në kokë, gjatë kohës që luante me kombëtaren e vendit të tij. Ndaj, ai pritet të jetë rregullisht titullar kundër Everton.

“Kontrolli i fundit duhet të bëhet para ndeshjes për të parë nëse ai është i disponueshëm“, tha trajneri i Liverpool, Arne Slot, që shtoi se mbrojtësi i djathtë Conor Bradley gjithashtu mund të kthehet nga lëndimi e të luajë në derbi.

“Conor Bradley po stërvitet përsëri me ne, por ne duhet të marrim një vendim nëse ai do të luajë apo jo. Ai ka pasur vetëm disa seanca pasi ka qenë jashtë për një kohë mjaft të gjatë. Ne duhet të marrim një vendim të zgjuar me këtë”, tha Slot.

Në këtë sfidë do të mungojnë Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez, gjithashtu të lënduar.

Next Post

Konseisao: Beteja e vitit me Interin, kemi shpresa për Europën. Favoritët nuk i parashikon dot askush

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.