Liverpool ka arritur të marrë një fitore me vlerë ndaj Leicester në shtëpinë tyre.
Një lojë e dominuar nga skuadra e Klopp, solli dy golat e parë në vetëm tre minuta. Salah dha dy herë asist për Curtis Jones, në minutë e 33-të dhe të 36-te, me anglezin i cili nuk gaboi përballë portës së Leicester.
Pjesa e dytë nuk pati shumë surpriza, pasi Liverpool shënoi edhe golin e “kapakut” në minutën e 71-të, ku përsëri Salah asistoi.
Me këtë fitore, Liverpool shpreson te kualifikimi për në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi aktualisht ndodhen në vendin e pestë me 65 pike, 1 më pak se United i vendit të katërt.
Nga ana tjetër, Leicester ndodhet në vendin e parafundit me 30 pike./ h.ll/abcnews.al