Wednesday, 21. October 2026
Futboll

Liverpool vuan por fiton, trajneri Iraola zbulon njeriun e ndeshjes: Dje ai ishte i vështirë për t’u ndalur

GS 21/10/2026 2 Min. Lesezeit

Fitore e vuajtur për Liverpool, që në fushën e tij mposhti 4-3 Villareal, në një ndeshje emocionuese deri në fund. Protagonist për skuadrën e trajnerit Andoni Iraola ishte sulmuesi i ri Rio Ngumoha, që dha dy assist në 74 minuta lojë që u aktivizua.

Trajneri spanjoll e vlerëson shumë 18-vjeçarin: “Ai vinte pas një ndeshjeje shumë të mirë pak ditë më pare. Nuk e pati të lehtë edhe sepse iu kërkua shumë punë në mbrojtje, ndërsa mbrojtësi i tyre i majtë sulmonte shpesh”.

“Në fazën sulmuese, pati momente kur ishte vërtet e vështirë ta ndalje. Nëse arrijmë ta vendosim Rio në situata ‘një kundër një’, ai krijon lojë dhe prodhon aksione. Pasimi për golin e Alexis ishte një veprim i mrekullueshëm”, tha Iraola.

“Gjithashtu, sa i përket rezistencës fizike, ai po arrin të luajë gjithnjë e më shumë minuta. E shtymë paksa përtej kufijve. Ishte i lodhur, por mendoj se bëri një përpjekje të madhe dhe jam shumë i lumtur për të”, tha spanjolli.

“Ka dëshirë për të përmirësuar aspektet që ne mendojmë se duhen korrigjuar. Është vetëm 18 vjeç, ende nuk është një lojtar i kompletuar dhe nuk do të jetë gjithmonë kështu; në këtë proces do të ketë si ngritje, ashtu edhe ulje“, tha Iraola.

Teilen: