Pas Mohamed Salah, i cili zyrtarizoi largimin nga Liverpool pak ditë më parë, një tjetër lojtar i rëndësishëm që pritet të ndahet me të kuqtë, është edhe kapiteni Virgil van Dijk. Holandezit i skadon kontrata në qershor të vitit 2027, por gjasat për t’u larguar në fund të sezonit aktual janë të mëdha.
Ndërkohë, drejtuesit e Liverpool-it kanë një listë të gjatë me disa emra, për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të Van Dijk. Emri i parë në listë është i Murillo, qendërmbrojtësit brazilian të Nottingham Forest.
Sipas medieve angleze, klubi i kuq është i gatshëm të paguajë klauzolën e vendosur nga Nottingham Forest për qendërmbrojtësin brazilian, që është plot 80 milionë euro.
Një tjetër emër që pëlqehet shumë nga Liverpool është edhe qendërmbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, i cili po ashtu mendohet të kushtojë 75-80 milionë euro, por favoriti kryesor për të transferuar italianin është Barcelona, ndaj të kuqtë jabë të foksuar te Murillo.