Liverpool FC ka finalizuar transferimin e sulmuesit spanjoll Victor Muñoz, i cili është bërë zyrtarisht pjesë e klubit anglez pas marrëveshjes me CA Osasuna.
Sipas raportimeve, transferimi i 22-vjeçarit ka kushtuar rreth 40 milionë euro, ndërsa një pjesë e kësaj shume pritet të përfitohet edhe nga Real Madrid, klubi që kishte të drejta mbi lojtarin, transmeton lajmi.net.
Muñoz ka kaluar me sukses testet mjekësore në bazën e klubit në Tennessee të SHBA-së dhe ka nënshkruar kontratë afatgjatë me Liverpoolin deri në vitin 2032.
Sulmuesi spanjoll pritet t’i bashkohet skuadrës angleze pas përfundimit të Kupës së Botës, pasi aktualisht është pjesë e përfaqësueses së Spanjës./lajmi.net/
Teilen: