Tuesday, 31. March 2026
Sport

Liverpooli bën gati kontratat e reja për Salah dhe van Dijk

GS 10/04/2025 2 Min. Lesezeit

Liverpool ka nisur të ndërtojë me kujdes të ardhmen, dhe dy nga shtyllat kryesore të skuadrës, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk, konsiderohen si pjesë kyçe e këtij projekti afatgjatë.

Të dy lojtarët kanë shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar në “Anfield”, por janë treguar të shqetësuar për mungesën e ofertave konkrete për rinovim nga klubi.

Drejtuesit e Liverpool-it kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e tyre dhe janë duke punuar për të arritur marrëveshje sa më shpejt.

Optimizmi në kampin “The Reds” është i madh. Klubi beson se rinovimet me dy titullarët do të përmbyllen së shpejti, duke sjellë qetësi dhe stabilitet për të ardhmen.

Interesimi i fundit i Real Madridit për Trent Alexander-Arnold ka alarmuar stafin drejtues të Liverpool-it, i cili nuk dëshiron të rrezikojë humbjen e më shumë yjeve, veçanërisht në një sezon ku kontribuesit kryesorë të skuadrës kanë dhënë maksimumin për objektivat e vendosura.

Rinovimet do të shërbenin gjithashtu si sinjal pozitiv për tifozët, sidomos në një moment kur rrezikohet largimi i një futbollisti që ka dalë nga akademia e klubit dhe cilësohet si një nga mbrojtësit më të talentuar në Evropë.

Heshtja e Salah dhe Van Dijk mbi të ardhmen e tyre po shihet si një tregues besnikërie ndaj Liverpool-it. Firmosja e kontratave të reja jo vetëm që do të siguronte vazhdimësinë e projektit sportiv, por edhe do të largonte pasiguritë për verën që vjen.

Teilen: