Thursday, 19. March 2026
Sport

Liverpooli bën ofertën e dytë për Lavian

GS 26/07/2023 1 Min. Lesezeit

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Liverpooli i ka dërguar ofertën e dytë Southamptonit për Romeo Lavian.

Liverpooli ka ofruar afro 50 milionë euro dhe afro tre milionë euro të tjera në formë të bonuseve për Lavian, transmeton lajmi.net.

‘Reds’ dëshirojnë që të arrijnë sa më shpejtë marrëveshje, pasi që Chelsea ende është i interesuar në Lavian duke e monitoruar situatën e tij.

Arsenali si duket është tërhequr nga gara pasi që Thomas Partey tani mund të qëndrojë te ‘Topçinjtë’./Lajmi.net/

  


Teilen: