Monday, 13. April 2026
Sport

Liverpooli dëshpëron ndaj Brightoni

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra angleze Brightoni dhe Liverpooli i kanë ndarë pikët në një ndeshje mjaft interesante.

Skuadrat barazuan me rezultat 2:2, ndonëse i patën rastet për ta fituar krejt lojën.

  

Brighton kaloi i pari në epërsi në minutën e 20-të me anë të Simon Adingra.

Më pas, “Reds” e bënë një rikthim sensacional brenda pak minutash.

Për këtë përmbysje të Të Kuqve u përkujdes Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian i barazoi shifrat në minutën e 40-të.

Kurse, ekipin mysafir e kaloi në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë pasi realizoi nga penalltia.

Por, vendësit nuk u dorëzuan deri në fund duke i barazuar shifrat me anë të Leëis Dunk në minutën e 78-të pas asistimit të March.

Falë kësaj pike, Brightoni mbetet në vendin e gjashtë në tabelën e Premierligës me 16 pikë, kurse ekipi i Jurgen Kloppit është i treti me një pikë më shumë.

  

  


Teilen: