Monday, 18. May 2026
Sport

Liverpooli e “turpëron” Toulousen

GS 26/10/2023 1 Min. Lesezeit

Gjiganti anglez Liverpooli ka fituar thellë në Grupin E të Ligës së Evropës.

“Të kuqtë” e drejtuar nga trajneri Juergen Klopp fituan me rezultatin 5:1 ndaj Touluses.

Ishte fitorja e tretë për Liverpoolin në po aq ndeshje të luajtura dhe prinë me nëntë pikë.

Royale Unioni dhe Toulouse kanë nga katër pikë, kurse LASK-u i fundit është pa pikë.

Diogo Jota shënoi i pari për vendësit në minutën e nëntë.

Barazoi shifrat Thijs Dallinga në minutën e 16-të.

Wataru Endo në minutën e 30-të dhe Darwin Nunez katër minuta më vonë, shënuan për 3:1.

Ryan Gravenberch e shënoi golin e katërt, në minutën e 65-të, kurse Mohamed Salah realizoi në minutën e fundit të kohës shtesë.

 

 

Teilen: