Liverpool do të humbasë një bonus pasi Sadio Mane largohet nga Bayern Munich për në Al-Nassr.
Senegalezi iu bashkua klubit gjerman një vit më parë nga The Reds për një tarifë prej 30 milionë euro plus 10 milionë në bonuse bazuar në paraqitjet e bëra.
Megjithatë, me Mane duke nënshkruar tani për Al-Nassr, Liverpool do të humbasë bonusin e caktuar.
Bayern do të sigurojë fitim të shpejtë për Mane pasi ata kanë pranuar një ofertë prej 35 milionë euro nga Al-Nassr për kapitenin e Senegalit.
Mane do t’i nënshtrohej testeve mjekësore këtë të diel, derisa prezantimi pritet të bëhet të hënë ose të martën e javës së ardhshme.
Sulmuesi kishte refuzuar fillimisht të largohej nga Bayerni, mirëpo Thomas Tuchel i kishte bërë me dije se nuk është në planet e tij për sezonin e ri.