Liverpooli është shumë afër transferimit të një lojtari nga La Liga, teksa Arne Slot po synon që të përforcojë ekipin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
46-vjeçari e ka udhëhequr klubin anglez drejt 15 fitoreve nga 17 ndeshje të zhvilluara gjithsej që prej se u bë pjesë e tyre nga Feyenoordi pas largimit të Jurgen Klopp.
Ai pa dyshim nuk mund të kishte ëndërruar për një fillim më të mirë të karrierës si trajner i tyre, pasi Liverpooli momentalisht kryeson tabelën në Ligën Premier. Sidoqoftë, një prej misioneve të para të Slot ishte fakti që duhej të adaptohej me mungesën e transferimeve gjatë afatit kalimtar veror.
Liverpool nënshkroi me vetëm dy lojtarë – Federico Chiesa dhe Giorgi Mamardashvili, me këtë të fundit që mbeti si huazim tek Valencia deri në fund të sezonit 2024/2025.
Klubi u mundua të nënshkruajë edhe me mesfushorin Martin Zubimendi, por ky i fundit preferoi qëndrimin tek Real Sociedadi.
Sipas një raportimi nga Football 365, Liverpool është shumë afër që ta bëjë Loic Baden si blerjen e tyre të parë në afatin kalimtar dimëror.
24-vjeçari momentalisht luan tek Sevilla dhe ka bërë nëntë paraqitje për klubin spanjoll deri më tani në La Liga.
Kontrata e Bades tek Sevilla skadon në qershor të vitit 2029, por është raportuar nga mediumi spanjoll todofichajes, se ata mund të pranojnë një shumë prej 30 milionë eurosh për ta lënë të lirë.