• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpooli ia cakton çmimin Alexander-Arnold

16/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi raportohet se do të përshpejtojë negociatat me Liverpoolin për transferimin e Trent Alexander-Arnold. 

Kontrata e reprezentuesit anglez me ‘Të Kuqtë’ skadon në fund të sezonit, por Real Madridi është i etur që të sigurojë shërbimet e tij më herët. 

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit mund të jenë të gatshëm që ta shesin atë për vetëm 30 milionë euro, ka raportuar Defensa Central. 

Sidoqoftë, klubi po ngurron që ta dobësojë skuadrën në mes të sezonit. Burimet sugjerojnë se ata do t’i rezistojnë çdo oferte në janar, përveç nëse bëhet fjalë për një shumë të majme. 

Real Madridi në anën tjetër ka besim se mund ta përfundojnë nënshkrimin me Alexander-Arnold, qoftë në janar ose gjatë verës. 

Alexander-Arnold po shihet si një zgjidhje afatgjatë për krahun e djathtë të mbrojtjes, pas lëndimit të Dani Carvajal dhe rënies nga forma të Lucas Vazquez. 

26-vjeçari mund të jetë vetëm një nga disa blerjet që pritet të bëjë klubi madrilen, pasi ata synojnë të bëjnë edhe disa përforcime të tjera në mbrojtje dhe në mesfushë.

Next Post

​Tifozët e Milanit të frustruar me lojtarët dhe pronarët e klubit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.