Thursday, 26. March 2026
Sport

Liverpooli monitoron Asllanin

GS 31/07/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ka gjasa që karrierën ta vazhdoj në Premier League.

Mësohet se Asllani po monitorohet nga skuadra e Liverpoolit, pasi trajneri Arne Slot po e sheh si opsion të mirë për ta forcuar mesfushën.

Asllani është pjesë e Interit dhe para ca ditësh ka insistuar se do të jetë pjesë e ekipit italian edhe për sezonin 2024/25.

Megjithatë, Liverpooli po e monitoron 22-vjeçarin dhe nuk përjashtohet mundësia që t’i bëjë ofertë zyrtare Interit për shërbimet e tij deri para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Asllani para se t’i bashkohej Interit në vitin 2022, ka qenë pjesë e skuadrës së Empolit dhe në Serie A ka regjistruar 66 paraqitje në total, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime.

Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 20 milionë euro.

Asllani ka edhe 23 paraqitje e 2 gola të shënuar për Shqipërinë, pjesë e së cilës ishte në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Teilen: