Liverpooli ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Bournemouthit në “Vitality Stadium”, duke vazhduar startin pa humbje nën drejtimin e trajnerit Andoni Iraola.
Ish-trajneri i Bournemouthit u rikthye në bregdetin jugor, kësaj here si trajner i “Reds”, dhe arriti të largohej me tri pikë.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë, Alexander Isak përfitoi nga një aksion i Liverpoolit dhe, pas krosimit të Cody Gakpos, realizoi nga afërsia për 1-0.
Bournemouthi pati disa mundësi për të shënuar, por nuk arriti t’i konkretizonte, ndërsa Liverpooli e menaxhoi avantazhin deri në fund.
Kjo ishte fitorja e tretë e Liverpoolit në 10 ndeshjet e fundit si mysafir, ndërsa dy prej tyre janë arritur nën drejtimin e Iraolas, i cili vazhdon të jetë i pamposhtur në transfertë që prej marrjes së drejtimit të skuadrës.