Wednesday, 26. August 2026
Sport

Liverpooli në festë, Reali i 24-ti, dy penallti të humbura! Zhegrova e Hoxha – 17 minuta lojë

GS 27/11/2024 2 Min. Lesezeit

Reali në presion

 
 

(E plotësuar) -85′ Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

Në minutën e 77-të, Cody Gakpo shënoi me kokë për 2:0 në favor të Liverpoolit.

Rezultatet

Aston Villa – Juventus 0:0
Bologna – Lille 1:2
Celtic – Club Brugge 1:1
Dinamo – Dortmund 0:3
Liverpool – Real 2:0
Monaco – Benfica 2:3
PSV – Shakhtar 1:2

75′ Ndeshje me rivalitet kudo, sfidë e fortë mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Liverpooli në epërsi me golin e Mac Allister në minutën e 52-të. 

Dy penallti të humbura, portieri Kellehe i Liverpoolit e priti penalltinë e Mbappes në minutën e 61-të. 

Nga ana tjetër, Salah shpërdoroi penalltinë në minutën e 70-të, goditja e tij shkoi jashtë portës së djathtë të Real Madridit.

Sturm befason Girona-n

 
 

Sturm ka arritur pikët e para në Champions League. 

Skuadra austriake ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Girona-s nga Spanja. 

Autor i golit është futbollisti Blereth në minutën e 59-të.

Pas xhiros së pestë Sturm është në vend të 29-të e Girona në të 30-tin me nga 3 pikë.

Liverpool – Real Madrid, publikohen formacionet

 
 

Liverpool – Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare të super derbit evropian!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Liverpoolit dhe Real Madridit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Liverpooli aktualisht i ka katër fitore në katër ndeshjet e para në Champions.

Real Madridi momentalisht gjendet në pozitën e 21-të me gjashtë pikë.

Liverpool  –  Real Madrid, supedrsfidë

 
 

Janë publikuar formacionet zyrtare të kryendeshjes së mbrëmjes së sontme Liverpool – Real Madrid, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Anfield” dhe do të fillojë në orën 21:00.

Liverpooli aktualisht e sheh vetën në vendin e tretë në tabelën e Championsit me 12 pikë, kurse Real Madridi i 21-ti me gjashtë sosh.

Pritet të zhvillohet një ndeshje tejet interesante teksa tashmë gjithçka është gati dhe të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Teilen: