Liverpooli ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri në Premier League.
Pas barazimit me rezultat 1:1 në javën e kaluar në Londër me Chelsean, Liverpooli sot ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Bournemouth-it.
Bournemouth ka pësuar humbjen e parë pas barazimit në start të kampionatit.
Për Liverpoolin realizuan Diaz (28′), Salah (36′), Diogo Jota (62′) dhe për Bournemouth shënoi Semenyo (3′).
Mac Allister në minutën e 58-të u përjashtua me karton të kuq duke e lënë Liverpoplin me një lojtar me pak plot 32 minuta.
Liverpool renditet në vend të dytë me 4 pikë e Bournemouth në të 14-tin me 1 sosh.
Teilen: