Tuesday, 17. March 2026
Sport

Liverpooli sfidon Atleticon për yllin e mesfushës së PSG

GS 20/07/2023 1 Min. Lesezeit

Liverpooli ka nisur nga puna për të gjetur lojtarë të rinj në mesfushë pas largimit të Henderson dhe Fabinhos.

Në listën e dëshirave të gjigantit anglez ka përfunduar Marco Verratti.

Ky i fundit pritet të largohet nga Paris Saint Germain dhe po shqyrton opsionet që po i sjell merkato. Jurgen Klopp e konsideron mesfushorin italian si lojtarin ideal për skemat e tij dhe i ka kërkuar drejtuesve të sigurojnë sa më parë shërbimet e tij.

Ndërkohë që gara për të arritur deri te Verratti nuk është e lehtë, pasi për yllin e Kombëtares italiane është interesuar edhe Atletico Madrid. Këta të fundit janë të gatshëm të ofrojnë rreth 80 milionë euro.

Teilen: