Sulmuesi Alexander Isak mund të konsiderohet si blerja më e re e skuadrës së Liverpoolit.
Në të vërtetë, bëhet e ditur se suedezi Isak ka marrëveshje personale me Liverpoolin, ekip që do të bëjë ofertë zyrtare për blerjen e tij nga Neëcastle Unitedi.
Mësohet se Isak është pajtuar me kontratë pesëvjeçare tek Liverpooli, duke e bërë atë ndër futbollistët më të paguar në Premier League.
Pasi është arritur marrëveshja me Isakun, Liverpooli do ta kontaktojë Neëcastlen që për ta lënë të lirë suedezin po kërkon të paktën 150 milionë euro.
Megjithatë, raportohet se marrëveshja mes klubeve mund të finalizohet brenda kësaj jave për 120 milionë euro.