Thursday, 9. April 2026
Sport

Liverpoolit ashtu si i ka hije

GS 24/09/2023 1 Min. Lesezeit

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj West Ham-it. 

Tre pikë domethënëse për skuadrën e trajnerit Jurgen Klopp, në takimin e javës së gjashtë të Premier League në futboll. 

Për Liverpoolin shënuan Salah (16′ – nga penalltia), Nunez (60′) e Diogo Jota (85’) dhe për mysafirët shënoi Bowen (42′).

Liverpooli deri me tash ka shënuar pesë fitore e një barazim duke u renditur në vend të dytë me 16 pikë apo ka dy me pak se lideri Manchester City. 

West Ham renditet në vend të shtatë. me 10 pikë.

Teilen: