Skuadra e Liverpoolit ka mbetur pa mbrojtësin e krahut të djathtë, Jeremie Frimpong, ka konfirmuar trajneri Arne Slot.
Frimpong është lënduar në ndeshjen e parë kampionale ndaj Bournemouthit, të cilën Liverpooli e fitoi me rezultatin 4:2.
Bëhet e ditur se Frimpong do të qëndrojë jashtë fushës për të paktën tri javë dhe pritet të jetë gati për lojë pas ndeshjeve të Kombëtareve.
Shkaku i lëndimit, Frimpong do ti mungojë Liverpoolit në dy ndeshjet e ardhshme në Premier League, ndaj Newcastle Unitedit dhe Arsenalit.
Ai pritet të zëvendësohet nga Joe Gomez.