Liverpul dhe Siti luajnë në orën 17:00 atë që është dhe supersfida e javës së Premier Ligë.
Guardiolës i duhet të bëjë pa disa mungesa të rëndësishme. Xhon Stons dhe Zheremi Doku munguan për Mançester Sitin në ndeshjen kundër Fejnordit në Ligën e Kampioneve në mesjavë, por trajneri Pep Guardiola tha se do të presë edhe stërvitjen e fundit përpara se të shohë nëse ata do të jenë të gatshëm kundër Liverpulit.
Kampionët janë edhe pa shërbimet afatgjatë të Mateo Kovaçiçit, Oskar Bobit dhe Rodrit.
PANORAMASPORT.AL