• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpuli drejt titullit kampion, kompania e basteve jep që tani paratë

24/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania e basteve “Paddy Power” i ka lënë lojtarët të habitur pasi pagoi bastet e vendosura për Liverpulin që fiton Premier Ligën, pas humbjes së Arsenalit ndaj Uest Hemit, e cila mund të rezultojë fatale për garën e tyre për titull.

sdffdsfdsfdsfdsfdsfds

Skuadra e Mikel Artetës shkonte në ndeshjen e së shtunës në “Emirates” duke kërkuar të përfitonte nga ngadalësimi i Liverpulit kundër Aston Vilës, pasi “Reds” barazuan në mesjavë. Por me mundësinë për ta ngushtuar diferencën momentale në pesë pikë me kryesuesit e kampionatit, Arsenali ishte pa dhëmbë në derbin e Londrës, dhe djemtë e Graham Poterit arritën një fitore komode në “Emirates”. Duke i dhënë fund një serie prej katër ndeshjesh pa fitore, goditja e Bouenit në fundin e pjesës së parë, bëri diferencën për Uest Hemin, me problemet e Arsenalit që u vështirësuan pas përjashtimit të Majls LjuisSkelit me karton të kuq në pjesën e dytë.

Dhe ende pa u luajtur ndeshja Mançester SitiLiverpul, për kompaninë e basteve “Paddy Power”, humbja e “Topçinjve” mjaftoi për t’i bindur ata se gjithçka ka marrë fund në garën për titull në Premier Ligë. “Paddy Power” njoftoi se ka vendosur të paguajë bastin e vendosur se Liverpuli do të shpallet kampion në Premier Ligë këtë sezon, jo më shumë se tre muaj nga java e fundit e kampionatit.

Duke postuar vendimin e tyre në platformën “X”, ata shkruanin: “Kemi parë mjaft. Me humbjen e Arsenalit ndaj Uest Hemit, gara për titull ka përfunduar. Pra, ne po paguajmë bastet që Liverpuli fiton Premier Ligën 2024-2025”. I prekur nga mungesa e opsioneve në sulm, Arteta zgjodhi të fuste Mikel Merino në sulm edhe një herë tjetër pas heroizmave të tij kur hyri zëvendësues kundër Lestërit javën e kaluar dhe shënoi dy golat e fitores në fund. Megjithatë, përballë një mbrojtësi me cilësi shumë më të lartë se ai i “Dhelprave”, Merino dukej si një peshk jashtë ujit që endej në sulm, me Arsenalin që nuk mundi të bënte shumë në sulm gjatë gjithë ndeshjes.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet – Milani do t’i shes në verë tre lojtarët kryesorë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.